48-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Zall Mner punonte postier dhe ishte nisur për në punë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Sipas Klan News mësohet se ai është vrarë brenda automjetit të një poste private.
Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar Policinë.
Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator. Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Ekzistojnë dyshimet për një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.