Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Post-diktatura, si një vrimë e zezë në historinë e Shqipërisë!

2020/01/04 at 9:51 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Post-diktatura, si një vrimë e zezë në historinë e Shqipërisë!

Këto ditë kam lexuar disa diskutime mbi një temë që ngacmoi miku ynë Endri Shabani. E para që më pëlqeu ishte debati, pasi rrjeti është bërë vetëm si pasarelë mode.
Por nejse, të rikthehem tek tema, pra tek gjenerata e re, baballarët dhe zhgënjimi i bijve e bijave që ndoqën këshillat e ballaravëve për të mësuar, por që kuptuan se kjo nuk hynte shumë në punë… Nuk do të komentoj mendimin e Endrit, as komentet mbi komentet.
Doja të ndalesha tek një vështrim mbi gjeneratën e “degjeneruar” (siç thoshte dikush), të cilës i përkasin edhe fëmijët e mi.
Në fakt, çfarë është brezi i fëmijëve dhe baballarëve të periudhës së ndryshimit të sistemit dhe asaj pas vitit 1990?
Pjesa dërrmuese e prindërve të kësaj periudhe, ishin fëmijë të prindërve më të varfër të Evropës. Të paveshur e të paushqyer mirë. Të padalë e të paparë. Kur burgu i madh hapi dyert, të gjithë u sulën jashtë për të punuar. E dini cili ishte synimi i prindërve të kësaj kohe?
-Të mos i shikojmë fëmijët tanë të vuajnë siç kemi vuajtur ne!
Qëllimi ishte t’i ushqenin fëmijët, t’i vishnin e t’u ndërtonin apo blinin një shtëpi. Sepse këto nuk i kishin pasur vetë. E kështu, burrat e djemtë e Shqipërisë shkonin në emigracion, pa viza e pa letra, bënin paratë e tullave e vinin apo i sillnin me postë. Shkonin sërish, me skafe, kamiona, e nëpër male, punonin fushave e pallateve në Greqi e Itali, bënin paratë e hekurit e vinin. Dhe kështu, stinë pas stine e vit pas viti, ndërtuan shtëpitë, blenë edhe nga një makinë, i veshën e i ngopën fëmijët e tyre. Shumë pak prej tyre, ndërsa vitin edhe për të ngjizur fëmijën e radhës, pyesnin se në cilën klasë është fëmija. Dhe kështu u prodhua gjenerata e 25-30 vjeçarëve pa shkollë e pa zanat.
Ndërkohë edhe vetë shkolla ishte shkatërruar dhe kishte shpërthyer biznesi i blerjes së notave, dëftesave e diplomave. Ishte themeluar “Kristali” me shkokë, por ishte themeluar edhe “Universiteti” i FRESH-it, FRPD-së dhe LRI-së. Një “diplomë” në këto organizata vlente më shumë se diploma e masteri i vërtetë. Dhe kështu u prodhua edhe gjenerata e të rinjve me diploma, por sërish të pa shkollë e pa zanat, por edhe të pasur e me pushtet.
Ndërkohë, që shumica e shqiptarëve endeshin rrugëve të botës për të punuar, politikanë dhe sipërmarrës i kishin ngulur thonjtë Shqipërisë dhe taksave që puguanin këta që punonin. Zhvatën paratë dhe pasuritë e përbashkëta. Këta i dërguan fëmijët e tyre në Vjenë e Londër për shkollim që 10 vjeç. Ose u dhanë Euro, në vend të kartpecetave, për të fshirë djersët në pub-e. Dhe kështu lindi de-gjenerata e oligarkisë politiko-ekonomike.
Padyshim, që kishte shumë edhe nga ata që vërtet studiuan, u shkolluan, me mund e sakrifica, brenda e jashtë vendit, u aftësuan e janë sot të denjë të konkurojnë me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë. Por është kjo gjeneratë që sot nuk di nëse bëri mirë apo bëri keq që u shkollua, pasi nuk po e gjen vetën kurrkund. Sepse edhe puna edhe paraja sërish kalon nga partia
Ky nuk është as faj baballarësh, e as djemsh. Kjo është një vrimë e zezë në historinë e Shqipërisë. Ne, nga diktatura nuk kaluam në demokraci, por në një rrumpallë politiko-ekonomike, në një lloj ekonomie tregu, ku sipërmarrja dhe pushteti janë një dhe ku njerëzit e thjeshtë nuk konsiderohen si qytetarë, por vetëm si konsumatorë.
E keqja është se ata që zhvatën e grabitën, tani mendojnë seriozisht se Shqipëria është pronë e tyre dhe po i bëjnë letrat që tua lënë me hipotektë bijve të tyre.
Unë nuk mendoj se këtu kanë faj më baballarët.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rama flet për SPAK: Unë nuk merrem me bixhoz politik, por me shah politik

Rama flet për SPAK: Unë nuk merrem me bixhoz politik, por me shah politik

Rama tregon për ndërtimin e rrugës së re që do te jetë me pagesë

Rama tregon për ndërtimin e rrugës së re që do te jetë me pagesë

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

PD: Rama është i dështuar, largimi i tij rruga drejt zgjedhjeve të lira

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com