Rikthehet ferri i zjarreve në Portugali. Autoritetet njoftojnë për 10 vatra masive zjarri në zonat qendrore dhe veriore të vendit, të cilat janë aktualisht jashtë kontrollit.
Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa janë kërkuar përforcime nga Bashkimi Europian.
Vendi i ka ende të freskëta plagët e zjarrit të Qershorit, në zonën pyjore Pedrogao Grande, ku humbën jetën 64 njerëz.
Nga vera e thatë e këtij viti janë shkrumbuar 140 mijë hektarë pyje, duke tejkaluar kështu mesataren e 10 viteve te fundit. TV KLAN