Fernando Muslera, portieri i Gallatasarait, ka deklaruar gjatë një programi televiziv se goli më i bukur që ka pësuar është ai që i ka shënuar mesfushori shqiptar Alban Meha.
“Goli më i bukur që kam pësuar është ai nga Meha ndaj Konjaspor”, është shprehur Muslera sipas memleket.com.tr.
Meha, me golin e shënuar ndaj Gallatasarajit, arriti ta dërgonte shifrën në barazim të përkohshëm 11 në atë ndeshje, ndërsa ekzekutoi perfekt një goditje dënimi në minutën e 37.
Më pas Gallataraj arriti të shënonte edhe tre herë e të fitonte me rezultatin 14, por Muslerës ai gol i ka ngelur në mendje si më i bukuri që ka pësuar.
http://www.dailymotion.com/video/x33lqdv