Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Porta kryesore u saldua”, nxjerr vëllain nga shtëpia dhe i zapton banesën

2023/03/06 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Porta kryesore u saldua”, nxjerr vëllain nga shtëpia dhe i zapton banesën

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një konflikt prone në Tiranë që vazhdon prej shumë vitesh midis dy vëllezërve Beti.


Merita Beti, gruaja e Kujtim Betit, tregon se kanë jetuar bashkë me familjen në një dhomë të cilën e ka ndërtuar vjehrri i saj. Kjo dhomë ndodhej ngjitur me banesën ku jetojnë kunati dhe vjehrri.

Pronën ngjitur, kunati e ka përfituar nga një kontratë shitje prej babait, por ajo thotë se nuk përfshihet dhoma në të cilën jetonte zonja bashkë me familjen.

Në fakt në kontratën e shitjes ka dy përkufizime që bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi në një pjesë thuhet se shitet një dhomë dhe oborri dhe në pjesën tjetër thuhet se shitet trualli me të gjithë ndërtesën sipër tij.

Zonja thotë se pas një kalvari gjyqesh, kunati i është drejtuar gjykatës për herë të fundit në 2021-shin dhe gjykata ia ka rrëzuar kërkesën që zotërinjtë të lironin banesën. Ajo shprehet se pas këtyre vendimeve, kunati vazhdon me akte dhune psikologjike. Iu pret dritat dhe ujin dhe iu mbyll derën.

Në këtë moment nuk hyjnë dot më në banesë. Gjyqtarja Oltiona Goxha e Shkallës së Parë e dënon për vetgjyqësi, pasi zotëria kishte hequr sendet e vëllait.

I drejtohen gjykatës sërish për rikthimin në banesë dhe gjykata vendos rikthim, titull ekzekutiv. Aty kuptojnë se iu ishte prishur banesa nga kunati.

Merita Beti tregon se ka qenë në banesë, por është ndeshur me kërcënime të vazhdueshme, për të cilat ka bërë edhe kallëzim. Por pala tjetër thotë se banesa është prishur vetë.

Denoncuesja: Jam Merita Beti, banuese në Tiranë dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për ndihmë sepse kam një konflikt disavjeçar me kunatin tim për një banesë në rrugën “Mihal Grameno”. Prej vitit 97 banoj në një dhomë me bashkëshortin tim, e cila ndodhet ngjitur me banesën e kunatit, i cili e ka përfituar atë me anë të një kontrate shit-blerje, i cili e ka përfituar atë nga vjehrri dhe vjehrra ime. Në këtë dhomë, bashkëshorti im është lindur, është rritur dhe kemi jetuar atje deri në fillim të vitit 2020.

Më pas, kunati nis procedurat për lirim sendi kundrejt nesh, një kalvar gjyqesh nëpër shkallët e gjyqësorit dhe ka marrë formën e prerë për lirim, dorëzim sendi që ai nuk ka të drejtë që ta kërkojë këtë kundrejt nesh sepse nuk ka certifkatë pronësie, ose të themi më mirë që ai ka nxjerrë një certifikatë pronësie që nuk korrespondon me kontratën e shit-blerjes nga prindërit e tij.

Më pas, përsëri kunati i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për njohjen pronar të gjithë ambienteve që ka shtëpia aty në 2021 dhe gjyqtarja Anila-Capo-Zere merr vendimin që kunati nuk ka të drejtë për t’u njohur pronar për të gjithë pjesën e shtëpisë pasi ai është pronar vetëm në kontratën e shit-blerjes sipas ligjit.

Pas këtij vendimi, ai fillon një dhunë psikologjike kundrejt familjes time. Na pret dritat, ujin. Pavarësisht se bënim kallëzime të njëpasnjëshme, asnjëherë nuk merrnim përgjigje në komisariatin numër 1 dhe gjithashtu ka tentuar duke mbyllur portën hyrëse për në banesë duke nxjerrë justifikime që këto nuk banojë këtu, nuk e di se ku i gjejnë çelësat, pavarësisht se kishim të gjitha vendimet e gjyqësorit. Në këtë moment, im shoq nuk arrin të futet brenda pasi porta kryesore u saldua nga kunati im.

Gjykata për këtë veprim e dënon me 15 ditë heqje lirie ose konvertim në punë të detyruar në komunitetet. Zotëria e boshatisi dhomën tonë, i zhduku të gjithë plaçkat. Ne i drejtohemi Gjykatës së Shkallës së Parë për rikthimin tonë në atë banesë dhe gjyqtari jep vendimin për rikthimin tonë në atë banesë. Fiks në këtë moment, ne marrim njoftim që dhoma jonë është prishur.

Në Shkurt, kam qenë me bashkëshortin tim për të parë këtë dhomë, në atë moment, vjehrri im na drejtohet me kërcënime. Lajmëroi policinë, vijnë dhe para tyre unë prapë kërcënohem. Bëmë dhe denoncimin në rajon dhe prokurori përsëri nuk e mori përsipër për vepër penale kërcënimet e tyre. Sipas prokurorit, kjo është e paktë sepse nuk e di se çfarë duhet të presim më shumë që të veprojnë këto njerëz kundrejt nesh. Unë kërkoj që të rikthehem në atë dhomë sipas ligjit. Kërkoj dëmshpërblim. Kërkoj dënimin e veprës penale që ka bërë ky zotëria në bashkëpunim ose vetëm.

Ndërkohë, pala tjetër pretendon të kundërtën.

Denoncuesja: Ma prishët ju të dy.

Babai: Ç’ke me çunin ti?

Denoncuesja: Ju e prishët.

Babai: Jo, nuk e ka prish ai.

Denoncuesja: E prishe ti?

Babai: Unë e prisha.

Denoncuesja: Ti e prishe!

Babai: Kështu thua ti!

Kunati: Ka mundësi, mos të më shqetësoni prindërit? Dilni përjashta! Këtu jeni në dhomën time!

Denoncuesja: Prona jote është ajo atje dhe e di ti shumë mirë.

Kunati: Prona jote ku është këtu? Ti s’ke pronë fare! Dilni përjashta nga prona ime!

Gazetarja e “Stop” ka zhvilluar një bisedë telefonike me kunatin e denoncueses, i cili pretendon se nuk ka qenë ai që e ka prishur dhomën e çiftit, teksa shton se kjo mund të vërtetohet edhe nëpërmjet sistemit TIMS, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri momentin që ka ndodhur një gjë e tillë.

Gazetarja: Me Emiljano Betën flas?

Kunati: Po!

Gazetarja: Të shqetëson Viola Lito, gazetare nga emisioni “Stop”. Në emisionin tonë është drejtuar vëllai juaj për një problematikë prone. Për të qenë sa më transparente unë u drejtova që të bisedoj me ju, është në dëshirën tuaj nëse doni të flisni apo jo. Ju e keni prishur banesën e tij?

Kunati: Jo, absolutisht! Atë ditë, që ka ndodhur shembja e shtëpisë, unë po të futesh në sistemin TIMS, unë nuk jam ndodhur fare në Shqipëri, se jam ndodhur për arsye të tjera jashtë Shqipërie. Nuk e di unë, kush e ka prishur. Ajo ka rënë, se është shtëpi me kallamishte.

Gazetarja: Ju e nxorët nga shtëpia?

Kunati: Ore, unë s’kam nxjerrë njeri. Më fal! Ai, që thotë më nxorrën nga shtëpia, më jep një dokument që ti ke qenë tek ajo shtëpi!

Gazetarja: Pse ka vendime gjykate që e kthejnë në atë banesë?

Kunati: Kur e kanë kthyer? Unë jam me certifikatë pronësie aty, moj motër! Të asaj dhome dhe tokën përfshirë.

Gazetarja: Ju keni kërkuar në datën 8 Korrik 2021 vërtetimin e së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme.

Kunati: Jemi akoma në gjyq për këtë.

Gazetarja: Dhe Gjykata e Shkallës së Parë jua ka rrëzuar. Njohja e pronësisë pse është rrëzuar nga gjykata?

Kunati: Është rrëzuar dhe kemi ngelur peng. Hajde të gjejmë gozhdën e Nastradinit!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Para
Në fushë hidhen thika/ Kaos në ndeshjen e futbollit turk, sherr mes lojtarëve e tifozëve

Në fushë hidhen thika/ Kaos në ndeshjen e futbollit turk, sherr mes lojtarëve e tifozëve

Kush është kundërshtari i Erdoganit në zgjedhjet presidenciale turke

Kush është kundërshtari i Erdoganit në zgjedhjet presidenciale turke

Partizani i merr kreun Tiranës

Partizani i merr kreun Tiranës
















TE FUNDIT

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
22 Tetor, 2025

Qeveria e Giorgia Melonit, gjatë prezantimit të masave të buxhetit të ri të shtetit, njoftoi një rritje të taksimit të...

Lexo më shumë

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
22 Tetor, 2025

Planet për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Hungari, duket se dështuan dje. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
22 Tetor, 2025

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi...

Lexo më shumë

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
22 Tetor, 2025

Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit, Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com