Arrestohet në Spanjë Leonard Luzi, porositi vrasjen e Inez Hajrullës vitin e shkuar në Vlorë
47-vjeçari Leonard Luzi alias Leonard Sejno është ekstraduar nga Spanja pasi akuzohet se kishte organizuar ne bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky krim u parandalua nga Policia, pasi ekizekutori Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.