Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia vendosin kufizime mbi importet e grurit ukrainas

2023/09/16 at 10:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Polonia, Hungaria dhe Sllovakia vendosin kufizime mbi importet e grurit ukrainas

Polonia, Sllovakia dhe Hungaria vendosën kufizime mbi importet e grurit ukrainas, njoftuan qeveritë e këtyre vendeve të premten, pasi Komisioni Evropian vendosi të mos zgjasë një ndalim që prek pesë fqinjë të Ukrainës, që janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Kufizimet e vendosura nga Bashkimi Evropian në maj lejuan Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë të ndalonin shitjet në tregun e tyre të brendshëm të grurit, misrit dhe farave të lulediellit me origjinë nga Ukraina, duke lejuar transportin tranzit të tyre diku tjetër.

“Ne do ta zgjasim këtë ndalim pavarësisht se kjo bie ndesh me vendimin e Komisionit Evropian”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një tubim në qytetin Elk. “Ne do ta bëjmë këtë sepse kjo është në interes të fermerit polak”.

Ministri polak i zhvillimit, Waldemar Buda, në një postim në platformën e mediave sociale X, tha se ai e kishte nënshkruar masën polake të ndalimit, e cila do të zbatohej për një periudhë të pacaktuar kohore nga mesnata.

Hungaria vendosi një ndalim kombëtar të importit për 24 produkte bujqësore ukrainase, duke përfshirë drithëra, perime, disa produkte mishi dhe mjaltë, sipas një dekreti qeveritar të publikuar të premten.

Ministri i Bujqësisë i Sllovakisë ndoqi shembullin e dy vendeve të tjera, duke njoftuar ndalimin e importit të drithit ukrainas. Të tre ndalimet zbatohen vetëm për importet e brendshme dhe nuk ndikojnë tranzitin drejt tregjeve të tjera.

Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Valdis Dombrovskis tha të premten se vendet anëtare duhet të përmbahen nga masat e njëanshme ndaj importit të grurit ukrainas. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se do të përgjigjet në një “mënyrë të civilizuar” nëse disa anëtarë të BE-së i shkelin rregullat.

Bashkimi Evropian krijoi rrugë alternative tokësore, të ashtuquajturat Rrugë të Solidaritetit, që Ukraina t’i përdorte për të eksportuar drithërat dhe produkte të tjera pasi në korrik Rusia, e cila filloi një sulm në shkallë të gjërë ndaj Ukrainës në vitin 2022, u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja.

Komisioni Evropian tha se masat ekzistuese do të skadonin siç ishte planifikuar fillimisht të premten pasi Ukraina ra dakord të zbatonte çdo masë ligjore (përfshirë, për shembull, një sistem licencimi të eksportit) brenda 30 ditëve për të shmangur rritjen e sasisë së grurit.

“Falë funksionimit të Platformës së Koordinimit dhe masave të përkohshme të prezantuara më 2 maj 2023, pengesat ndaj tregut në 5 shtetet anëtare në kufi me Ukrainën janë zhdukur”, tha Komisioni Evropian përmes një deklarate.

Bashkimi Evropian tha se do të përmbahet nga vendosja e ndonjë kufizimi ndaj grurit ukrainas për sa kohë që masat efektive nga Ukraina janë në fuqi dhe funksionojnë plotësisht./ VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Dhunohet me sende të forta një 32-vjeçar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë

Tiranë/Prindërit denoncojnë në polici: 2 vajzat tona u dhunuan nga 4 bashkëmoshtatare

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston tre oficerë policie në Vlorë dhe Fier

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston tre oficerë policie në Vlorë dhe Fier

Rama: Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Rama: Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com