Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në Poznan

2024/10/22 at 6:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në Poznan

Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në qytetin e saj perëndimor, Poznan, për shkak të dyshimeve se ka pasur përpjekje ruse për sabotazh, ka thënë ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.

Moska ka thënë se do të hakmerret kundër këtij vendimi, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve RIA.

Polonia ka thënë se roli i saj si shtet, që shërben si qendër për transportimin të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, e ka bërë atë shënjestër për spiunazh rus dhe akte spiunazhi.

Vendimi për të mbyllur konsullatën është marrë pas një vendimi të një gjykate polake, që përfshin një 51-vjeçar ukrainas, i cili është akuzuar se ka planifikuar t’i vë zjarrin një fabrike në qytetin polak, Vrocllav.

E përditshmja Gazeta Wyborcza ka raportuar javën e kaluar se prokurorët kanë arritur marrëveshje që i dyshuari të dënohet me tre vjet burgim.

Mirëpo, një gjykatë në Vrocllav e ka hedhur poshtë marrëveshjen, duke thënë se është shumë e butë.

Rasti tani pritet të kthehet në rigjykim.

“Gjykata beson se ka dëshmi të fuqishme për një tentim sabotazhi dhe inteligjenca e jashtme ka qenë mbrapa këtij sabotazhi”, u ka thënë Sikorski gazetarëve.

“Si ministër i Jashtëm, kam informacione se Federata Ruse është mbrapa tentimeve për sabotazh në Poloni dhe shtetet tjera. Në lidhje me këtë, ne i kemi tërhequr lejen konsullatës ruse në Poznan”.

Agjencia ruse e lajmeve, RIA, e ka cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova të ketë thënë se ky është një tjetër “hap armiqësor”, dhe është zotuar për përgjigje “të dhimbshme”.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se operativë të paguar nga Rusia janë mbrapa disa krimeve që kryhen nëpër Evropë, përfshirë zjarrvënie nëpër fabrika dhe infrastrukturë kritike, për sulme fizike dhe madje komplot për vrasje të shefit të kompanisë më të madhe gjermane për prodhim të armëve.

Rusia, në anën tjetër, mohon vazhdimisht çdo përfshirje./REL

Ju sugjerojmë

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

16 Korrik, 2025 8:25 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

16 Korrik, 2025 7:59 pm
Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313
Aktualitet

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

16 Korrik, 2025 7:55 pm
Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

16 Korrik, 2025 7:27 pm
Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!
Kryesore

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!

16 Korrik, 2025 7:15 pm
Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri
Bota

Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri

16 Korrik, 2025 6:59 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Kryesore

Kosovë/ Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde!

16 Korrik, 2025 6:35 pm
Para
Gjermania përuron bazën e re detare të NATO

Gjermania përuron bazën e re detare të NATO

Deputetët e PD-së nisin vizitën në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri!

Deputetët e PD-së nisin vizitën në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri!

Ilir Rusi, kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ilir Rusi, kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

TE FUNDIT

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
16 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Damaskut të tërheqë trupat e tij nga Swedia me qëllim qetësimin...

Lexo më shumë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
16 Korrik, 2025

Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke...

Lexo më shumë

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
16 Korrik, 2025

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë....

Lexo më shumë

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
16 Korrik, 2025

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas  njoftimit të policisë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com