TIRANE- Deputeti demokrat Genc Pollo që ka marrë fjalën para protestuesve tha se jemi sot këtu kundër tenderave abuziv të qeverisë. Rama, tha ai duhet të largohet një orë e më parë sepse fondet i ka për të tijët dhe burgun për qytetarët. “Jemi këtu me kurajo qytetare, jemi paqësor, forcat e policisë e kanë rrethuar kot parlamentin, ne jemi kundër dhunës”, tha ai.