Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikat e Presidentit Trump për zgjerimin e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve të paligjshëm

2025/02/14 at 7:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Politikat e Presidentit Trump për zgjerimin e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve të paligjshëm

Që nga dita e parë në detyrë, Presidenti Donald Trump e shpalli emigracionin e paligjshëm emergjencë kombëtare. Ai premtoi zbatimin e një premtimi themelor të fushatës për dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente. Avokatët thonë se emigrantët që përballen me dëbim kanë të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.

Zëri i Amerikës bisedoi me avokaten e imigracionit Hannah Flamm, drejtore e politikave në Projektin Ndërkombëtar të Ndihmës për Refugjatët.

“Ngritja e çështjes shënon hapjen e procesit kundër jush, se kur mund të aplikoni për azil, që të mbroni të drejtën për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. Individi del para gjykatës së imigracionit dhe nëse nuk e fiton çështjen, atëherë lëshohet urdhri i dëbimit”.

Ajo thotë se dëbimi mund të ndodhë menjëherë, ose mund të marrë shumë kohë.

“Është e mundur që dikush të dëbohet pas disa muajsh apo vitesh të ngritjes së çështjes. Po ashtu ka raste kur dikush është dëbuar pak orë ose ditë pas hyrjes në Shtetet e Bashkuara, ose pasi ka jetuar këtu për vite të tëra. Po ashtu, ka raste që dikush është dëbuar brenda disa orësh ose ditësh pas ndalimit në bazë të politikave të fundit të Presidentit Trump”.

Që nga 21 janari, autoritetet federale kanë arrestuar mbi 8200 individë dhe kanë kërkuar ndihmë nga agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.

Qeveria amerikane ka zgjeruar gjithashtu metodën e dëbimit të përshpejtuar, çka lejon punonjësit e imigracionit të anashkalojnë gjykatën. Tom Homan është i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për kufirin.

“Duhet të bëjmë më shumë. Po kërkojmë mënyra për të qenë më efecientë për të bërë më shumë”.

Qeveria amerikane po shfrytëzon bazën amerikane në Guantanamo si qendër paraburgimi për emigrantët pa dokumente.

“Kjo qendër do të ketë 30 mijë shtretër për emigrantët. Presidenti Trump është zotuar se atje do të dërgohen individët më të rrezikshëm”, thotë zoti Homan.

Ndërkohë kanë filluar sfidat ligjore. Një gjykatës federal në Nju Meksiko bllokoi së fundmi transferimin në Guantanamo të tre emigrantëve nga Venezuela. Veprimtarët kanë ngritur padi ndaj qeverisë amerikane për mbajtjen e të ndaluarve në Guantanamo pa qasje nga avokatët apo pjesëtarët e familjes.

“Është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që qeveria ka ndaluar individë në Amerikë dhe i dërgon ata në Guantanamo”, thotë Hannah Flamm, avokate emigracioni.

Një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare i tha Zërit të Amerikës se aktualisht në Guantanamo po mbahen individë që kanë marrë urdhrin përfundimtar të dëbimit, përfshirë kriminelë të dhunshëm. Ndërsa vazhdojnë sfidat ligjore, qeveria amerikane po zbaton masat e dëbimit./voa

Ju sugjerojmë

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
Bota

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

18 Shtator, 2025 9:31 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Para
Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!

Protesta jashtë Gjykatës së Posaçme, Meta reagon nga qelia: Ishte grusht shteti kundër grushtit të shtetit

Lufta kundër imazheve të fëmijëve të dhunuar të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale

Lufta kundër imazheve të fëmijëve të dhunuar të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale

Balluku: Rruga Kombinat-Plepa, gati në Maj 2026, do t’i sjellë një zhvillim të madh zonës

Balluku: Rruga Kombinat-Plepa, gati në Maj 2026, do t’i sjellë një zhvillim të madh zonës

TE FUNDIT

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
18 Shtator, 2025

Emisioni i famshmëm “Jimmy Kimmel Live” do të pezulohet pa afat njofton transmetuesi ABC pas komenteve që Kimmel bëri në shfaqje...

Lexo më shumë

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
18 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, ndërsa njofton se tashmë Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka...

Lexo më shumë

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
18 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
18 Shtator, 2025

Dashi Partneri do iu mbështesë në gjithçka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla të vyera. Marrëdhënia me të do jetë edhe më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com