Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikani I.M te dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, reagon Rama

2022/07/30 at 6:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me njoftimin e Autoritetit të Dosjeve se një politikan i lartë me inicialet I.M përmendet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.


Në një reagim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se kryetarja Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, është zgjedhur me propozim të vetë ish-Presidentit, Ilir Meta.

Teksa shkruan se nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M, dhe se nuk e ka parë vetë dosjen, Rama thotë se i beson Autoritetit të Dosjeve, për këtë çështje.

“Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë”-thotë më tej Rama në reagim.

Reagimi i plotë:

SIGURIMI I SHTETIT, SHTETI DEMOKRATIK DHE SHTETASI ME INICIALET I.M

A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?

Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë:  “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”. Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.

Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve.  E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë.

Sa për dijeni, edhe pas kësaj historisë së shpifur të politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonjën Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Metën apo Metajn. Kush më njeh dhe e di se si punoj, as që çuditet fare me sa po them. Kush s’më njeh apo më njeh krejt ndryshe, përmes miteve të rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin që kontrollon gjithçka, as që mund ta besojë sa thashë për marrëdhënien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij. Po  ka kohë që s’më intereson mbushjemendja e atyre që janë të udhëhequr nga ligësia e të verbuar nga urrejtja. Ky që thashë është thjesht fakt.

Sa për faktin që bashkëpunëtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtëpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist, ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt. Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve – i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t’i prekë lagështirën e një lloj muri që i prish gjumin dhe i merr peng imagjinatën. Po këto janë thjesht mendime të miat, ndërsa fakti është se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabistët që i shkojnë pas si qorra në kërkim të belasë. (Ky tjetri, që njësoj si i pari, po bën si zakonisht hajdutin që bërtet me të madhe kapeni hajdutin, ka shumë gjasë që po bën një rrugë e dy punë, pra po fsheh edhe dorën, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanllëkut të tij në këtë vorbull, si njohës i kahershëm i të shkuarës së politikanit me iniciale I.M).

Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç  faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj. Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta!

Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë.

Po fakti që në vend se ta mbështesë kërkesën e Autoritetit, për të ndryshuar ligjin që pengon hapjen e dosjeve të politikanëve të cilët janë verifikuar partizançe nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hakërrehet kryetares së Kuvendit, me gjuhën e trashur si nga një hall i papritur, a nuk ju bën përshtypje?! Mua po.

Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës dhe tymit të llafeve rreth oxhaqeve mediatike, historinë e një spiuni me inicialet I.M! Mua s’më çudit hiçasfare kjo, po ju?!

Ajo shprehja popullore,  “Bërtet hajduti kapeni hajdutin!”, mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha.   Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek.

Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s’e lagu e çudia tre ditë zgjat. Jo! Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të verë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90. Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).

Historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik.

Mbase pak e gjatë për ditë të shtune, po kaq deri në shtator për këtë temë.

 



Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Emri në dosjen e ish-Sigurimit/“Jam 1 milion% i pastër”,Meta:E di burimin e intrigës

Meta: Iu përshëndes me karikaturistin e preferuar të Sigurimit. Edi apo Edvin?

15 shtetas betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Mision për ta bërë vendin…

15 shtetas betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Mision për ta bërë vendin...

Zjarret/ Infarkt nga asfiksia, në gjendje të rëndë një banor në Dropull

Zjarret/ Infarkt nga asfiksia, në gjendje të rëndë një banor në Dropull
















TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com