Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Politikanët bien se nuk qëndrojnë drejtë”, Rama: Politika shqiptare në proces ripërtëritje

2024/10/21 at 6:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Politikanët bien se nuk qëndrojnë drejtë”, Rama: Politika shqiptare në proces ripërtëritje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se në “fushë” për t’u bërë deputetë të PS-së janë 1 mijë lojtarë.

Teksa ka marrë pjesë në aktivitetin “Deputeti që duam” në selinë e PS-së, Rama ka thënë se politika shqiptare është në proces ripërtëritje.

Ai theksoi se në politikë ka njerëz që bëjnë sukses të përkohshëm, por që më pas bien se nuk qëndrojnë drejtë.

“Kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës nuk hyn në një rrugë që është e drejtë, as hyn në një rrugë që është e sheshtë. Hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpërushe që herë shkojnë lart e herë poshtë. Kjo është një rrugë për guximtarët. Unë jam mirënjohës për ju që së pari trokisni në derën e PS-së dhe ju e dini më mirë se unë, ju nuk keni aplikuar me ndihmën e dikujt se keni një emër të njohur apo se keni një lidhje. Keni aplikuar duke besuar që hajde ta provojmë.

Në listën e PS-së do të jenë 120, plus edhe një numër tjetër. Në totalin e vet, skuadra është më pak se 200 persona. Lojtarë që duan të futen në fushë janë 1 mijë. Kjo është gara dhe këtu natyrisht po të bësh llogaritë me arsye të ftohtë dhe pa futur brenda dëshirën për të ja dalë, duhet të dorëzohesh. Por nëse je i gatshëm t’i përballosh të gjitha dhe ta shohësh këtë eksperiencë si fillimin e një rruge, kjo eksperiencë ja vlen.

Ne e kemi shumë seriozisht këtë proces sepse ka ardhur ky moment në histori pas rënies së diktaturës kur një gjeneratë e dytë që me këtë kam parasysh gjeneratën e atyre që sot janë në nivelin udhëheqës të PS-së dhe që pjesa më e madhe e tyre e kanë nisur rrugën si lojtarë të skuadrës së të rinjve, duhet t’i krijojë hapësirë një gjenerate të tretë që është gjenerata juaj. Të përgatisim PS-në në vitin 2030. Të përgatisim që do të çojë para projektin e PS-së në dekadën e ardhshme. Detyra jonë që PS të qëndrojë në krye të detyrës. Politika është shpikja më e jashtëzakonshme që njeriu ka bërë nga nevoja për t’u mbrojtur nga kaosi për t’u bashkuar për të vendpsur ca rregulla, për të bashkëpunuar dhe hap pas hapi për të krijuar shtetin si një organizëm garancish dhe për të imagjinuar të drejtat dhe liritë e tij.

Pa politikën nuk do të kishte BE, është krijesa më gjeniale e mendimit politik. Nuk do të kishte SHBA dhe shumë gjëra të tjera deri tek gjërat që sot na duken bazike. Për mua dhe për ndokënd tjetër janë të freskëta kohët kur ishin të pamundura, liria për të folur, liria për t’u zgjedhur, garancitë ligjore, etj. Të merresh me politikë do të thotë të merresh me diçka që është shumë fisnike. Dhe si çdo gjë tjetër varet nga duart e pastra bëjnë një punë të caktuar, duart e pista bëjnë një punë të caktuar. Sot është një moment riformësimi. Si një trup që ka kaluar një fazë të caktuar dhe sot po riformësohet dhe ka një shtysë të brendshme për të ripërtërirë. PS ka të drejtën ta udhëheqë këtë ripërtëritje.

Platforma dhe ju këtu, jeni pjesë e kësaj përpjekje. Tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar, është në tryezë duke negociuar BE-në. Java e kaluar ka qenë dita më e rëndësishme qëkur kam ardhur në këtë detyrë. PS ka nevojë ta rrisë këtë kapacitet duke filluar që nga skuadra e saj në Parlament. Ne kemi detyrën t’i prijmë vendit dhe të jemi parësit domethënës të përgjigjes për këtë nevojë. Besimplotë që ky proces do të jetë shumë i shëndetshëm. Historia e të qëndruarit drejtë është një histori tjetër. Në politikë ka njerëz që bëjnë sukses të përkohshëm, por pastaj bien se nuk qëndrojnë drejtë”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Para
Publikohen pamjet kur Ilir Meta dërgohet te Blloku i Sigurisë në “Mine Peza”

Publikohen pamjet kur Ilir Meta dërgohet te Blloku i Sigurisë në “Mine Peza”

James O’Brien në Prishtinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

James O’Brien në Prishtinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

TE FUNDIT

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
18 Korrik, 2025

Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Evropian ka plane të mëdha me një buxhet edhe më të madh. Por...

Lexo më shumë

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
18 Korrik, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një lokal në Rrugën e Durrësit....

Lexo më shumë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
18 Korrik, 2025

Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com