Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika shqiptare uron Kurban Bajramin

2024/06/16 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Politika shqiptare uron Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve.

Mesazhe urimi kanë ardhur edhe nga politika shqiptare për këtë festë të rëndësishme për komunitetin myslimanë.

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se kjo festë bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

“Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, shkruan Begaj.

Një urim të shkurtër erdhi nga kryeministri Edi Rama. Në rrjetet sociale ai postoi një foto me përshkrimin: “Gëzuar Kurban Bajramin.”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar gjithashtu të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri për Kurban Bajram. Në mesazhin e tij, Berisha uron që Bajrami që vjen të gjejë më mirë të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Kurban Bajramin! Të dashur miq, sot myslimanët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë festojnë Kurban Bajramin, ditën e mëshirimit, durimit, përkushtimit dhe sakrificës të njeriut për Krijuesin, veten, familjen, vendin e tij”, shkruan Berisha.

Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai zgjodhi qytetin e Kavajës për të përcjellë urimin e tij.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Kënaqësi t’ju uroj këtë Festë të Shenjtë, simbol të sakrificave dhe humanizmit, pikërisht nga Kavaja, qyteti simbol i traditave dhe vlerave”, shkruan Meta.

Një urim nuk ka munguar as nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me ta harenë e kësaj dite të bukur. Kjo ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njëri-tjetrin, sakrificën në emër të besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!”,  shkruan Nikolla.

Ju sugjerojmë

Spiropali: Në tetor do mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi
Aktualitet

Spiropali: Në tetor do mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi

14 Korrik, 2025 11:29 am
Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!
Aktualitet

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!

14 Korrik, 2025 11:23 am
Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
Aktualitet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

14 Korrik, 2025 11:11 am
Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
Aktualitet

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

14 Korrik, 2025 11:06 am
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

14 Korrik, 2025 11:00 am
Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri
Bota

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri

14 Korrik, 2025 10:58 am
Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka
Aktualitet

Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka

14 Korrik, 2025 10:54 am
“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës
Aktualitet

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës

14 Korrik, 2025 10:33 am
Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
Aktualitet

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..

14 Korrik, 2025 10:26 am
Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
Bota

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik

14 Korrik, 2025 10:18 am
Para
Sheshi Skënderbej i mbushur plotë, qindra tifozë ndoqën ndeshjen Shqipëri-Itali

Sheshi Skënderbej i mbushur plotë, qindra tifozë ndoqën ndeshjen Shqipëri-Itali

Veliaj: Këtë verë shpërndajmë banesat e reja për familjet e Kombinatit

Veliaj: Këtë verë shpërndajmë banesat e reja për familjet e Kombinatit

Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Kurban Bajramin

TE FUNDIT

Spiropali: Në tetor do mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi

Spiropali: Në tetor do mbahet një Konferencë Ndërkombëtare mbi Reformën në Drejtësi
14 Korrik, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së...

Lexo më shumë

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!

Spiropali: Vendimet e Kushtetueses, kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!
14 Korrik, 2025

Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Që...

Lexo më shumë

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
14 Korrik, 2025

Po mbahet ceremonia e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj kryetarja Holta Zaçaj foli...

Lexo më shumë

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
14 Korrik, 2025

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një kundravajtje administrative, por si një bllokim i kalimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com