Politika e Privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË NË WEB

Me Politikat e Privatësisë Opinion sqaron se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë vizitorëve të këtij portali. Kjo politikë vlen vetëm për www.opinion.al
Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë.
Në përputhje të plotë me Ligjin “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar), opinion garanton se pasi informacioni mbërrin në Web serverin tonë ky i fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.

Me plotësimin e aplikimit online, ku përdoruesit i kërkohet psh, emri, IP, ky i fundit deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale, ndërsa në çdo moment i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë opinion.al, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korigjimin e tyre.

Duke dashur që bashkëpunimi jonë të jetë i besueshëm dhe efiçent, dëshirojmë të garantojmë çdo vizitorë të faqes se opinion.al mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj.