Lorik Cana është gjobitur për parkim të gabuar . Cana e kishte lënë makinën “Range Rover” me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës. Qytetarët kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij këtë përgjigje: “Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak. Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes ka qenë edhe bashkëshortja e fëmija i tyre i vogël.