Më shumë se 206 kilogramë kanabis është gjetur e braktisur nga policia e Vlorës, në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe.
Ndërsa sa i përket autorëve, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë vepër penale.