Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare, kapet 820 kg kokainë

2024/02/17 at 3:19 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare, kapet 820 kg kokainë

Autoritet spanjolle kanë shkatërruar në provincën e Valencias një nga organizatat kriminale më aktive, e drejtuar nga shqiptarë, dhe merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar të kokainës. Më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar dhe 17 persona janë arrestuar, duke përfshirë ‘kokën’ e grupit, i njohur për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai. Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar edhe 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS, dhe 13 automjete. Operacioni është zhvilluar prej dymbëdhjetë muajsh dhe janë kryer tre faza ekzekutimi.

Fillimisht, policia spanjolle ka identifikuar kreun e organizatës që drejtonte disa kompani me seli në Spanjë. Ai përdorte automjete luksoze për udhëtimet e tij. Hetuesit kanë identifikuar edhe anëtarë të tjerë të rrjetit kriminal, si dhe janë zbuluar disa shtëpi dhe magazina industriale në zona të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion. “Pika kryesore” e tyre ishte një lavazh, ku zhvilloheshin takimet kryesore dhe ku shpërndaheshin detyra për anëtarët e rrjetit.

Në fazën e parë të organizimi të operacionit nga policia spanjolle, të organizuar korrikun e shkuar u sekuestruan 100 pako me kokainë të organizatës, si dhe u arrestuan 2 persona me ndikim në zonën e Muricas. Ata kryenin detyrën e korrierit në dorëzimin e lëndëve narkotike në grupe të tjera të trafikut të drogës.

Faza e dytë e operacionit u zhvillua në muajin shtator, ku u kap një tjetër anëtar i grupit kriminal. Ai tentoi të ikte me automjet kur pa agjentët e policisë, por u kap dhe iu sekuestruan 50 kg kokainë që kishte në automjet.

Tashmë me fazën e tretë, të nisur në muajin janar të këtij viti, agjentët zbuluan një furgon q ëkishte lidhje me aktivitetin e organizatës. Agjentët e ndoqën furgonin dhe më pas e ndaluan. Brenda saj u gjetën 320 kg kokainë të fshehur në kuti kartoni. Në të njëjtën kohë u arrestuan edhe dy persona.

Të gjithë të arrestuarit tashmë me fazën e tretë, janë nxjerrë përpara gjykatës e cila ka kërkuar “Arrest në burg” për të gjithë.

Policia shprehet se ky operacion i zhvilluar në 3 faza ka qenë një “goditje e rëndë” për organizatat lindore me qëndër në Spanjë. Grupi është çmontuar plotësisht me arrestimin e 17 anëtarëve të tij.

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Përfshihet nga flakët një servis në Durrës

Vlorë/ Plan për të kryer atentat, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete

Princ Harry: Uroj që sëmundja e babait mund të na bashkojë përsëri

Princ Harry: Uroj që sëmundja e babait mund të na bashkojë përsëri

Kryetari i parlamentit rus për vdekjen e Navalnyt: Fajtorë janë SHBA, NATO, Scholz, Sunak dhe Zelensky 

Zëdhënësja e Alexey Navalny-it konfirmon vdekjen e tij, thotë se ai është vrarë 

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com