Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët 

2024/12/31 at 3:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa efektivë do të mbrojnë kombëtaren në Gjermani? Flet përfaqësuesi i policisë: Me listë për…

Policia e Shtetit ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve për një vit të mbarë e të begatë për çdo familje. 

Në mesazh theksohet se blutë shprehin mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës së tyre, ndërsa theksohet se duhet më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët 

“Gëzuar Vitin e Ri 2025! 

Çdo fundvit, dollia e mijëra punonjësve të Policisë në shërbim në të gjithë vendin është përshëndetja e ngrohtë për qytetarët që festojnë me familjet dhe miqtë, ndërsa dhurata mbetet besimi i tyre te ky angazhim i përditshëm dhe sakrifikues. Ky besim, së bashku me kontributin e tyre, janë dy shtylla të rëndësishme për përmbushjen e misionit tonë. 

Momentet përmbyllëse të vitit janë gjithashtu për bilance, zotime dhe urime. Për Policinë e Shtetit, viti 2024 shënoi hapa të rinj në luftën e vështirë kundër krimit, konsolidoi urat ekzistuese të bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët, si dhe ndërtoi ura të reja mundësish, aftësish dhe eksperiencash. Këto arritje përbëjnë bazën e zotimeve tona për rezultate edhe më pozitive, për më shumë rend dhe siguri. 

Sfida të tjera të mëdha na presin gjatë vitit 2025, që kërkojnë përkushtim edhe më të madh, aftësi të përmirësuara dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë. Jemi të vendosur që çdo sfidë ta kthejmë në mundësi për të mirën e qytetarëve dhe sundimit të ligjit. Krijimi i një ambienti sa më të sigurt mbetet prioriteti ynë më i madh. 

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit shpreh mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës sonë, dhe ju uron një vit të ri të mbarë e të begatë për çdo familje. 

Gëzuar Vitin e Ri 2025, me më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët!”,-shkruhet ne urimin e policise. 

Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm

KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm

Bota pret Vitin e Ri 2025

Bota pret Vitin e Ri 2025

Elbasan/Tre të rinjtë dhunojnë të miturin në ambientet e jashtme të lokalit, policia nis hetimet për disa persona

Po dërgoheshin në burg pas masës nga gjykata/ Dy të arrestuar i arratisen policisë, kapet njëri prej tyre

TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com