Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariat, vjehrrin dhe babanë e autorit të vrasjes së të vëllait, për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Valias.
Afrim Kallari, vrau me armë gjahu vëllanë e tij, Ermir Kallarin, 36 vjeç.
Ai qëlloi me armë gjahu vëllanë e tij, si edhe raportohet të ketë plagosur lehtë nënën, e cila ka marrë plagë në këmbë.
Sipas burimeve, Kallari, një punonjës i njësisë zjarrfikëse në “Kombinat”, ka patur konflikte pronësie me familjen.
Pas krimit tronditës Kallari u vetëdorëzua në Polici ku pranoi edhe autorësinë.