Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia shoqëroi 5 vjecaren në polici, gjykata e quan “të ligjshme”

2016/02/07 at 2:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Policia shoqëroi 5 vjecaren në polici, gjykata e quan “të ligjshme”

Shoqërimi i një vajze të mitur për më shumë se tetë orë në komisariat, është konsideruar si i ligjshëm nga drejtësia. Në fund të dhjetorit të vitit 2014, një grua u kap duke lidhur energjinë e elektrike, e shkëputur për shkak të detyrimeve të prapambetura.


44-vjeçarja u shoqërua në komisariat së bashku me vajzën e saj 5 vjeçe. Ajo u lirua pas disa orësh vetëm pas urdhrit të prokurorit, ndërsa vajza gjatë kësaj kohe u mbajt e izoluar.

Çështja u referua në prokurori për gruan për rilidhje të energjisë elektrike dhe për disa punonjës policie, me akuzën e veprimeve arbitrare.

Prokuroria pushoi hetimet për punonjësit e policisë, me argumentin se “nuk ka vepër penale”. Çështja u ankimua në gjykatë nga nëna e vajzës së mitur, por edhe gjykata vendosi ta arkivojë këtë çështje.

Gazeta “Shqip” ka siguruar dosjen e plotë, ku në fund drejtësia ka ligjëruar shoqërimin e vajzës, çka mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm.

Dëshmia e parë
Natasha Nokshiqi, 44 vjeçe, është shoqëruar në polici në fillim të muajit dhjetor të vitit 2014, për vjedhje të energjisë elektrike. Krahas energjisë, u hetua edhe shoqërimi i të miturës, N.Bregu, në atë kohë vetëm 5 vjeçe.

Natasha ka dëshmuar: “Jam debitore e energjisë elektrike. Kam rilidhur energjinë, për shkak se kam vajzën në moshën pesëvjeçare me probleme të rënda shëndetësore.

Pas konstatimit nga ana e policisë të rilidhjes së energjisë elektrike, policia më ka shoqëruar në komisariat së bashku me vajzën pesëvjeçare të sëmurë.

Shoqërimi i vajzës në ambientet e policisë është një akt i rëndë, në kundërshtim me të gjitha normat, ligjet dhe konventat për të drejtat e njeriut. Mbajtja e fëmijës në ambiente paraburgimi për orë të tëra është një veprim arbitrar, i cili i ka shkaktuar asaj goditje të forta psikike.

Punonjësit e policisë nuk mund të mbanin në ambientet e paraburgimit fëmijën e vogël për asnjë lloj arsyeje dhe veprimet e tyre janë plotësisht arbitrare”, ka thënë gruaja.

Policia: Si e shoqëruam
Prokuroria në muajin tetor të vitit të kaluar, ka vendosur pushimin e hetimeve për punonjësit e policisë. Akuza ka arsyetuar se në datën 25 nëntor 2014, punonjësit e OSHEE-së kanë ndërprerë energjinë elektrike për banesën e abonentit Bardhyl Bregu, ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, për shkak se ky abonent rezultonte të ishte debitor në një vlerë prej 499 017 lekësh.

Më 30.11.2014 nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhja e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme, ku është njoftuar policia. Në banesë ka shkuar polici Eduart Dumi.

Në kohën kur ai ka mbaruar këqyrjen, aty është afruar Natasha, e cila u ka thënë atyre se e kishte lidhur ajo energjinë elektrike dhe jo bashkëshorti i saj dhe se ajo përsëri do ta rilidhte atë. Oficeri, pasi ka komunikuar edhe me shefin e tij, Rustem Dervishi, prej këtij të fundit është urdhëruar shoqërimi i saj në komisariat.

Aty ka shkuar patrulla e policisë. Natasha i ka kërkuar oficerit të shkonte në banesë të merrte disa rroba dhe kur është kthyer ka pasur me vete edhe vajzën e vogël. Ai i ka kërkuar asaj që vajzën ta linte te ndonjë i afërm, por ajo ka kërkuar që vajza të shkonte me të. Ato janë sistemuar në dhomën e shoqërimit, ku ajo ka qenë në mbikëqyrje edhe nga një punonjëse policie femër. G

ruaja është shoqëruar në komisariat në datën 30.11.2014, ora 14:20 dhe është larguar në datën 30.11.2014, ora 20:00, fakt i pasqyruar në regjistrin përkatës (gruaja pretendon se e ka lënë komisariatin në orën 23:00).

Dëshmia e dytë
Në deklarimet e dhëna në datën 23 dhjetor 2014, Natasha Nokshiqi ka ngritur disa pretendime në lidhje me mënyrën e shoqërimit, të trajtimit të saj dhe të vajzës në komisariat. Ajo ka refuzuar të shkonte në polici, pasi ka pasur vajzën pesë vjeçe dhe me probleme shëndetësore, të cilat e bëjnë atë të ketë frikë dhe t’i krijojë rrezik për jetën. Ajo është tërhequr nga kyçi i dorës gjatë shoqërimit. Policët e kanë bërë shoqërimin pa pasur ndonjë mandat arresti dhe vetëm me thëniet e saj që i kishte lidhur ajo dritat. Gruaja u ka kërkuar punonjësve të policisë që të mbaronin punë shpejt me të se ajo nuk mund të rrinte, pasi po i rëndohej shëndeti fëmijës së saj. Ka qëndruar një orë në këmbë dhe më pas e kanë futur te dhomat e ndalimit. Ajo nuk ka dashur të hyjë aty brenda dhe ka tentuar të dilte nga komisariati, por policët e kanë kapur nga krahu vajzën e saj, e cila ka filluar të qante dhe ajo ka hyrë brenda në dhomë që të mos ta linte vajzën të qante. Natasha ka hyrë në atë dhomë kur ka qenë ditë dhe ka dalë prej andej kur ka qenë natë. Atyre nuk u është ofruar ujë apo ushqim, edhe pse ajo i ka kërkuar. Ka shkuar në banesë në orën 23:00 dhe ka nënshkruar te libri se nuk ka pasur probleme, pasi po të firmoste se kishte probleme, ka pasur frikë se do ta mbanin më shumë. Gjithashtu gjendja e vajzës ishte përkeqësuar dhe ka pasur frikë se mos i merrnin telefonin, me të cilin i kishte bërë fotografi vajzës në dhomën e ndalimit. 44-vjeçarja ka paraqitur edhe një raport mjekësor në lidhje me vajzën e saj, si dhe një CD me fotografitë që ajo i ka bërë vajzën së saj në ambientet e komisariatit.

Shoqërimi i ligjshëm
Prokuroria, por edhe gjykata, pohojnë se ka pasur arsye të ligjshme për të bërë shoqërimin e gruas në polici. Pretendimi i saj se punonjësit e policisë nuk kanë pasur mandat arresti, nuk qëndron, pasi ajo ka qenë e dyshuar për kryerjen e një vepre penale, jo vetëm mbi bazën e thënieve të saj.

Për shoqërimin e vajzës, gjykata thotë se “nga ana e punonjësve të policisë i është dhënë mundësia që ajo vajzën ta linte te ndonjë person i afërm dhe ajo vetë u ka thënë se vajza nuk rrinte me asnjë person tjetër dhe do ta merrte me vete”. Drejtësia arrin në përfundimin se të dyja janë mbajtur në dhomë shoqërimi për gratë dhe fëmijët.

Fakti i pasqyrimit të dritareve me hekur në foton e vajzës, nuk kupton qenien në një dhomë ndalimi, sa pretendohet, por të gjitha dhomat janë me dritare me hekur, për shkak të qenies pranë me dhomat e izolimit të ndodhura brenda ambientit të komisariatit dhe ngjitur me ambientin e burgut nr. 302.

Gjykata thotë se gruaja ka pasur mundësi ta përdorte telefonin e saj jo vetëm për të komunikuar, por edhe për të bërë fotografi të vajzës së saj, e cila nga fotot nuk paraqitet e shqetësuar, përkundrazi ka dalë duke buzëqeshur dhe duke luajtur, ndërsa rezultoi se ajo e ka mbajtur vajzën me pëlqimin e saj brenda ambienteve të komisariatit.

Gjithashtu vajza e saj, thotë prokuroria dhe gjykata, nuk ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit apo pas daljes nga komisariati.

Gruaja është mbajtur e shoqëruar deri në orën 20:00, pra ajo është lënë e lirë brenda afatit prej dhjetë orësh që parashikon ligji dhe ky afat lidhet me momentin kur personi del nga ambientet e komisariatit.

Në fund, pretendohet se nga ana e punonjësve të policisë nuk konstatohet kryerja e ndonjë veprimi arbitrar apo urdhri të paligjshëm në mënyrën se si ata kanë proceduar me rastin e Natasha Nokshiqit.

“Gjykata çmon dhe krijon bindjen se konkluzioni i arritur nga organi i akuzës, për pushimin e këtij procedimi penal, është rrjedhojë e analizimit të të gjitha fakteve të vërtetuara gjatë një procesi hetimor të drejtë dhe të bazuar në ligjin material dhe atë procedural penal”, thuhet në dosje. /gazeta Shqip/



Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Foto/ Pasaporta e Mbretërisë Shqiptare në 1937, ja çfarë shkruhej në të

Foto/ Pasaporta e Mbretërisë Shqiptare në 1937, ja çfarë shkruhej në të

5 gjërat që nuk duhet të bëni para palestrës

5 gjërat që nuk duhet të bëni para palestrës

Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, ja pse

Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, ja pse

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com