Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se kryente vjedhje biçikletash.
Pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendndodhjes, autoritetet kanë bërë të mundur kapjen e 36-vjeçarit.
Dyshohet se Gj. D. në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur një biçikletë në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu dyshohet se 36-vjeçari është autori i disa vjedhjeve të tjera të biçikletave në kryeqytet.
Ndërkohë, policia njofton se ka ndaluar dhe një person tjetër i cili kishte thyer masën e sigursë “Arrest shtëpie” për akuzën ” Heqje e paligjshme e lirisë”.
Policia e kryeqytetit njofton se 36-vjeçari T. B., qarkullonte në zonën e “Feskut” dhe “Komuna e Parisit”./ Opinion.al