Polica ka nxjerr nga deti makinën fuoristradë që u gjet mëngjesin e sotëm në plazhin e Vlorës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se mjeti është me targa amerikanë “dh 7863”, ndërkohë që pronari nuk është identifikuar ende.
Të njëjtat burime theksojnë se dyshohet që makina është përdorur për trafik droge e më pas është lënë aty për të humbur gjurmët.
Makina u gjet rreth orës 07:22 në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën ujore të Plazhit të Vjetër, ku rreth 20-30 m larg nga bregu i detit është gjetur në ujë një automjet tip ‘Fuoristradë’. Automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë material të kundërligjshëm. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u bë e mundur nxjerrja nga uji të këtij mjeti.