Policia ka ndaluar nënë që lindi dhe braktisi foshnjën e saj në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Mësohet se nga policia është ndaluar 29-vjeçarja Eglantina Isufi, e lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë.
Foshnja u gjet pas një telefonate që një qytetarë bëri në polici se një foshnje e porsalinduar ndodhej në një divan të vjetër në bodrumin e një pallati.
Ndërkohë, foshnja ndodhet në spital ku është vënë në inturbim. Sipas informacioneve, gjendja e saj është kritike për jetën./Opinion.al