Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, të vrasjes së ish-oficerit të policisë Artan Cuku, familja e tij është marrë në mbrojtje. Shërbimet e policisë janë vënë në ruajtje të banesës së 42-vjeçarit të ndjerë, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij.
Ish drejtori i Policisë së Vlorës Artan Çuku u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:45 të së shtunës, në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.
Ekzekutimi, i cili mendohet se është kryer nga 2 autorë ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.