Një i ri shqiptar, i cili po hetohet nga Policia italiane për trafik droge dhe prostitucion është kapur në flagrancë në një situatë delikate nga karabinierët.
29-vjeçari, i cili nuk identifikohet ndodhej me masë arresti shtëpiak në Prato. Por në fakt, një natë më parë ai u gjet nga policia në Firence.
Shqiptari ndodhej në një makinë bashkë me një prostitutë. Përveç kësaj, rezultoi se makina ishte e bashkëshortes së tij, raporton panorama.
Pas këtij lajmi, i riu shqiptar është vërtetë në telashe, jo vetëm me ligjin por edhe me bashkëshorten e tij.