Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia: Ja shkaku i aksidenit në Shkozet

2016/05/22 at 4:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia: Ja shkaku i aksidenit në Shkozet

Dy javë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën dy fëmijë, në autostradën Plepa – Rrogozhinë, mungesa e sigurisë rrugore u merr sërish jetën dy personave të tjerë, të moshës 25 dhe 37 – vjeç.


Policia e Durrësit deklaroi zyrtarisht se, një ndër shkaqet që aksidenti i mëngjesit të së shtunës, në aksin Plepa – Shkozet përfundoi me 2 viktima dhe 4 të plagosur, është fakti se barrierat mbrojtëse të rrugës ishin të dëmtuara dhe jashtë standardit.

Për këtë aryse, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Hamza Islamajn, 49 – vjeç, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Makina tip Pezho me targa të Tiranës, ku gjendeshin dy viktimat dhe 4 të plagosurit përfundoi 50 metër larg rrugës pasi goditi trafikndarësen e betonit dhe më pas u përplas me barrierat, që nuk arritën ta mbanin në rrugë, pasi ishin jashtë standardeve.

Vito Memjeti dhe Ardian Sallaku gjetën vdekjen e menjëherëshme.

Policia tha se drejtuesi i mjetit, Adis Barzezi, 28 – vjeç, i ndaluar tashmë, ishte nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye makina e humbi kontrollin. Por nëse barrierat do të kishin qenë brenda standardeve, do ta kishin mbajtur makinën në rrugë.

Kjo është edhe arsyeja përse ato janë vendosur në këtë kthesë të fortë, që është bërë disa herë shkak për aksidente.

Policia dyshon se mosvendosja e barrierave fsheh një aferë korruptive. Bazuar në këto dyshime, çështja është marrë në dorë nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Firma kontraktuese, me administrator të proceduarin Hamza Ismalaj, ka fituar një tender prej disa milionë lekësh nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe sigurinë e këtij aksi. Ai i ka shkelur kushtet e kontratës, duke mos zbatuar me përpikmëri kushtet teknike, siç thotë policia, por nga Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur asnjë masë.

Ashtu si në aksidentin tragjik të dy javëve më parë, kur barriera e ndërprerë metalike e përshkoi tejpërtej autoveturën, në të cilën gjendej një grua 24 – vjeçare me tre fëmijët e saj, duke u marrë jetën dy prej tyre, prokurorisë i duhet të hetojë mbi arsyet se përse mungon siguria rrugore.

Edhe në këtë rast, hetimet do t’i çojnë prokurorët në zyrën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Për aksidentin e ndodhur në Plepa – Rrogozhinë u arrestuan Drejtori Rajonal i Tiranës, Bib Gjomajak, Drejtori i Sigurisë Rrugore, Lek Tushaj dhe Drejtori Juridik, Dritan Fejzo.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Video/ I riu hyn nudo në kopshtin zoologjik, masakrohet nga luanët

Video/ I riu hyn nudo në kopshtin zoologjik, masakrohet nga luanët

Haxhinasto: Aksidentet, përgjegjësi edhe e policisë

Haxhinasto: Aksidentet, përgjegjësi edhe e policisë

5 arsye pse seksi na mban të lidhur

Ky yll i Hollivudit ka fjetur me 5000 femra

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com