Është zbardhet ngjarja e ndodhur 4 ditë më parë ku mbeti i vdekur Punonjësi i Policisë së Burgut të Fushë – Krujës. Policia ka gjetur makinën që kreu aksidentin si dhe ka identifikuar drejtuesit e saj, i cili u shpall në kërkim. Makina (në foto) u gjet në fshatin në Shkafane të Ishmit në Durrës. Automjeti BMË, seria 5 E60 , me targa AA 903 OV i përket shtetasit A.P. 27 vjeç, banues në Krujë i cili dyshohet të jetë autori i aksidentit të rëndë me vdekje.
Katër netë më parë në Fushë-Krujë u aksidentua për vdekje punonjësi i policisë së burgut të Fushë-Krujës, shtetasi V.D. 50 vjeç. Autori u largua nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme, apo me një aksident rrugor fatal.