Dy vajzat të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion nga një rrjet trafikantësh në Tiranë janë liruar nga gjykata e Tiranës së bashku me dy klientët që u arrestuan disa ditë më parë në kryeqytet. Nga ana tjetër, Gjykata ka vendosur të lë në urg tutorin e vajzave, taksistin dhe sekserin, personin që gjente klientët.
Kështu, gjykata vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Nik Gjonikajt, Bledjan Nurja dhe Besnik Manka.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Mustang” . Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro.
Aktiviteti i paligjshëm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.