(Foto ilustruese)
Studentët të cilët prej orës 10:00 protestojnë para kryeministrisë janë ndaluar të mbajnë mjete ngrohëse.
Mësohet se policia i ka hequr studentëve bombolat e gazit, me të cilat ata ngroheshin.
Studentët kërkojnë nga kryeministri Rama plotësimin e 8 kërkesave. Rama i ka ftuar disa herë për dialog studentët, por ata nuk kanë pranuar, pasi kërkojnë vetëm vendimmarrje.
Ndërkohë sot ata kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Edi Rama./oranews/