Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia i bastisi zyrat, Federata Spanjolle e Futbollit shkarkon drejtuesit e lidhur me hetimin për korrupsion

2024/03/21 at 5:47 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia i bastisi zyrat, Federata Spanjolle e Futbollit shkarkon drejtuesit e lidhur me hetimin për korrupsion

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) shkarkoi të enjten dy drejtues, për të cilët tha se ishin të lidhur me një hetim korrupsioni prej shumë miliona eurosh, duke shtuar se rasti kishte shkaktuar “dëm shumë serioz” në imazhin e sportit në vend.

Pedro Gonzalez Segura, drejtor i shërbimeve ligjore dhe Jose Javier Jimenez, drejtor i burimeve njerëzore, janë shkarkuar nga postet e tyre, tha RFEF në një deklaratë.

“Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll ka hapur procedurat disiplinore dhe ka larguar nga detyrat dhe funksionet e tyre menaxherët në lidhje me çështjen ligjore që po shqyrtohet nga Gjykata”, shtoi RFEF në një deklaratë.

Federata gjithashtu ndërpreu një kontratë me këshilltarin e saj të jashtëm ligjor Tomas Gonzalez Cueto të GC Legal dhe ka anuluar kompetencat e tij për të përfaqësuar federatën në çështjet ligjore, së bashku me partnerin e tij Ramon Caravaca.

Të mërkurën policia kontrolloi selinë e federatës dhe një apartament që i përkiste ish-presidentit të saj Luis Rubiales, duke arrestuar shtatë persona si pjesë e një hetimi mbi korrupsionin e dyshuar që përfshin një marrëveshje për zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Një gjykatë spanjolle ka hetuar që nga qershori 2022 nëse Rubiales ka kryer një krim të menaxhimit të pahijshëm kur RFEF ra dakord me firmën Kosmos të ish-lojtarit të Barcelonës Gerard Pique për të zhvendosur turneun, tha një burim gjyqësor të mërkurën.

Në një intervistë me ‘El Espanol’ të publikuar të enjten, Rubiales tha se do të bashkëpunonte me hetimin.

“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të keqe. Unë do të përgjigjem për çdo gjë,” citohet të ketë thënë ai.

Ky është skandali i dytë në më pak se një vit që trondit organin më të lartë të futbollit të Spanjës, që vjen pasi Rubiales u detyrua të dorëhiqej nga detyra për një puthje të pakërkuar në buzë ndaj lojtares Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës për femra.

Tanimë në Spanjë mediet janë të sigurta se ndaj Rubiales është lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar.

Ju sugjerojmë

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Para
Gazment Bardhi: Qeveria e zhytur në vjedhje, po jepen 400 milionë euro për portin e Durrësit

Gazment Bardhi: Qeveria e zhytur në vjedhje, po jepen 400 milionë euro për portin e Durrësit

Beteja për 3 vendet e fundit në Europian, 12 skuadra në fushë

Beteja për 3 vendet e fundit në Europian, 12 skuadra në fushë

Tre në katër vende të botës do të kenë tkurrje popullsie deri në 2050-n

Tre në katër vende të botës do të kenë tkurrje popullsie deri në 2050-n

TE FUNDIT

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
12 Qershor, 2025

Është caktuar nga Gjykata e Posaçme data 30 qershor ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
12 Qershor, 2025

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman rundin e gjashtë të bisedimeve për programin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
12 Qershor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com