Policia e Sarandës ka hequr nga rrugët tabelat e vendosura në greqisht.
Bëhet fjalë për një aksion në zonën e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit e Dropullit ku ishin vendosur këto tabela në gjuhën greke.
Në një deklaratë për mediat, një ditë më parë, PDIU akuzoi qeverinë dhe prokurorinë se ka lejuar cënimin e sovranitetit dhe nuk kanë reaguar.
PDIU thekson se nëse qeveria nuk ndërhyn në kohë ajo ka gisht, sipas saj, në cënimin e sovranitetit./ Opinion.al