206 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan pasditen e së premtes në Greqi në afërsi të Filatit, 15 kilometra larg kufirit shqiptar të Qafë Botës.
Policia arrestoi 3 të rinj shtetas grekë. Droga u gjet në 65 pako në bagazhin e një autoveture me targa false.
Antidroga greke thotë se vazhdon trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në brendësi të territorit grek, ndaj dhe janë marrë masa për përforcimin e patrullave në zonën e kufirit./t.ch