Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia godet grupin e Met Kananit, por kush janë të arrestuarit

2018/05/12 at 11:52 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
FNSH mësyn në pika bastesh në Burrel, gjen të rinj të armatosur

Një super operacion i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me agjencitë partnere kanë goditur grupet kriminale të trafikut të drogës, kryesisht me destinacion Turqinë.


Ku operacion, i zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, ka çuar në ekzekutimin e 18 urdhër arresteve.

Në një konferencë për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi këtë të shtunë se operacioni në fjalë kishte si qëllim goditjen e grupit të trafikantit të njohur si Met Kanani, i arrestuar pak kohë më parë në Turqi.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër, finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’.

Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:

  1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
    2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
    3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
    4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
    5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
    6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
    7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
    8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
    9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
    10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
    11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
    12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
    13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
    14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
  2. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
    16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
    17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
    18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.
Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;

-Ermal Berxhi, 32 vjeç

-Astrit Gërbi, 56 vjeç

-Daniel Luka, 31 vjeç

-Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Këtyre shtetasve u janë sekuestruar:

– 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,

– 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

– 5.845 euro.

– Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.

– Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.

Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:

– 1.586 ton e 700 gram kanabis;

– 2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3×350 dhe 4×350;

– 1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;

– 7710 EURO;

– 1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;

– 1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;

– 1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;

– 1 pistoletë ajër model “Ëalther”;

– 61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;

– 37 fishekë bosh kalibër 9 mm;

– Telefona celularë.

– Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit

Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

– Në datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, në makinën e tij në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua 85 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,.

Gjithashtu, autoritetet maqedonase sekuestruan:

– Mjetin tip “Iveco Magirus”,

3 telefona.

Në datë 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë Cannabis Sativa.

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Këtij grupi të strukturuar kriminal, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis autoriteteve policore shqiptare me ato turke, gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet Kriminal. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjenci të tjera po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e

Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

 



Ju sugjerojmë

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
Para
Njihuni me emrat e ndaluar me ligj në Shqipëri

Njihuni me emrat e ndaluar me ligj në Shqipëri

Nuk do e njihni Noizy-n në këto foto. Reperi i tregon ndjekësve si ka qenë “para kredisë”

Nuk do e njihni Noizy-n në këto foto. Reperi i tregon ndjekësve si ka qenë “para kredisë”

22-vjeçari shqiptar u vra aksidentalisht? Dëshmia e italianit shton misterin

22-vjeçari shqiptar u vra aksidentalisht? Dëshmia e italianit shton misterin
















TE FUNDIT

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
23 Shtator, 2025

Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend...

Lexo më shumë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
23 Shtator, 2025

Një 33-vjeçare e arrestuar për dhunë në familje ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në...

Lexo më shumë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com