Policia ka sekuestruar në fshatin Simon në Mirditë 10 kilogramë kanabis. Kjo sasi droge ishte groposur në një sipërfaqe pyjore.
Pronarë të saj rezultojnë dy kushërinj, K.Ç., dhe P.Ç., të arrestuar në fillim të Nëntorit për drogë.
“U sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë. Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve K. Ç. dhe P. Ç. (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit”, njoftoi policia.