Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit plan masash, në gadishmëri të plotë për festat e fundvitit

2023/12/25 at 11:56 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E shkuara e Kep Arapit, Italia kërkonte ta ekstradonte, u arrestua edhe në mars

Policia e Shtetit, ka njoftuar se është në gadishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë, me rastin e festave të fundvitit.


Masat shtesë janë marrë duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër, në akset rrugore dhe në qendrat e banuara, ndërsa janë angazhuar Forcat e Sigurisë Kombëtare, drejtoritë vendore të Policisë dhe ato kufitare, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia Kriminale.

“Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit, Krishtlindjeve, natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri 2024, Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar masash, për të siguruar mbarëvajtjen e festave dhe për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe ato rrugore, pasi prej dy ditësh ka fluksit të madh në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për të hyrë në Shqipëri”-njofton policia.

Masa shtesë janë ndërmarrë edhe për të parandaluar futjen në Shqipëri, të lëndëve piroteknike dhe përdorimin e kundërligjshëm të tyre.

Masat e marra kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet në të gjithë territorin, duke shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë,  parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë, kontrollin ndaj personave me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative,  sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit.

Njëkohësisht është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë dhe me patrulla të lëvizshme, me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për netët festive, por dhe gjatë ditëve të fundit të vitit do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të  bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Forcat e Sigurisë Kombëtare janë shpërndarë në porte, aeroporte, pika kalimi, në qendra të mëdha urbane dhe në akse rrugore, duke bashkëpunuar me strukturat vendore dhe janë në gadishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Para
Vuçiç informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

Vuçiç informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

“Fundi i Putinit!” Parashikimi i Baba Vanga për 2024: Sulme terroriste në të gjithë Evropën! Një “vend i madh” do të kryejë sulme… 

“Fundi i Putinit!” Parashikimi i Baba Vanga për 2024: Sulme terroriste në të gjithë Evropën! Një “vend i madh” do të kryejë sulme… 

Pekini regjistron valën më të ftohtë në historinë moderne 

Pekini regjistron valën më të ftohtë në historinë moderne 
















TE FUNDIT

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com