Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: Tirana kryeqyteti më i sigurt

2024/04/12 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: Tirana kryeqyteti më i sigurt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, morën pjesë në ceremoninë për firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me qëllim ushtrimin e funksioneve të tyre në shërbim të rendit në komunitet, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e sigurisë publike, si dhe disiplinimin, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë.

Kreu i Bashkisë shprehu mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit dhe ata të Policisë Bashkiake, të cilët janë çdo ditë në terren për sigurinë e qytetarëve të Tiranës. Ndërsa, ministri Balla tha se kjo marrëveshje ka si qëllim rritjen e bashkëveprimit tonë për misionin e përbashkët për të garantuar një Tiranë më të sigurt dhe për ta bërë Tiranën, kryeqytetin kampion jo vetëm në Ballkan, por më shumë se kaq, sa i përket sigurisë.


“Misioni ynë është i përbashkët! Kjo skuadër është skuadra “Tirana”, mes institucioneve që shërbejnë me uniformë, të cilat bëjnë një punë jetike për mbarëvajtjen e qytetit dhe nivelin e sigurisë në Tiranë. Jemi një vend ku shteti është shtet, qyteti është qytet, turistët janë turistë, dhe sot Shqipëria është totalisht europiane, falë një rendi dhe sigurie publike model në të gjithë rajonin tonë”, tha Veliaj.

Ai vuri theksin te rëndësia e sigurisë për nxënësit dhe studentët nëpër shkollat e kryeqytetit, duke vënë në dukje faktin se sot Tirana është si nata me ditën, në krahasim me më përpara.

“Në përpjekjet tona për të ndërtuar infrastrukturën shkollore, jo vetëm për llaç e tulla, por kryesisht për të krijuar një habitat, një komunitet të sigurt, unë besoj se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë rolin kryesor. Nuk janë kangjellat ato që na ruajnë, por janë njerëzit me uniformë, prindërit të cilët e ndjejnë se institucionet shtetërore duhet të japin sigurinë maksimale, për të pasur një komunitet ku fëmijët të rriten të pashqetësuar. Unë jam rritur në një Tiranë kur alarmi për bombë ishte ditor në shkollat tona.

Shikoj sot se si Policia e Shtetit, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake janë në çdo kryqëzim të shkollës, në çdo perimetër, që ndihmojnë fëmijët përdore për të kaluar rrugën, dhe është aty kur mbaron ora e mësimit për t’u siguruar që ne e trajtojmë këtë punë si një familje e madhe dhe jo fëmija e filanit apo fistekut, por si fëmijët tanë të përbashkët. Kjo më bën të ndihem vërtet krenar! Kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje rutinë, por një marrëveshje që pulson, jeton dhe prodhon rezultat në qytetet tona”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënvizoi se në këtë marrëveshje bashkëpunimi “kemi parashikuar kalimin te Policia e Shtetit të të gjitha informacioneve, imazheve dhe video në kohë reale të sistemit të kamerave të vendosura në të gjitha kryqëzimet e kryeqytetit. Kjo do të na ndihmojë për të mundësuar identifikimin e shkelësve të Kodit Rrugor”.

Balla paralajmëroi një ashpërsim të ndëshkimeve për drejtuesit e mjeteve që konsumojnë alkool dhe që kapen në flagrancë. “Propozimi im është modeli më i ashpër, një person që kapet në drejtim mjeti në nivel alkooli, që përbën vepër penale duhet konfiskuar mjeti. Një person që kapet në drejtimin e mjetit nën efektin e lëndëve narkotike, e cila përbën vepër penale duhet konfiskuar mjeti,” – u shpreh Ministri i Brendshëm.

Më tej, duke folur rreth penaliteteve që mund të pësojnë drejtuesit e mjeteve që kanë konsumuar alkool, Balla u shpreh se “nëse ke bërë ndërmend, që të shtunën në darkë të dalësh për të shijuar ofertën shumë të pasur tashmë të Tiranës për një jetë nate të niveleve dhe standardeve më të mira në Europë, bëje, por merr taksi! Se po more makinën tënde pasi ke konsumuar alkool, rrezikon shumë shpejt të të marrin edhe mjetin.”

Ministri u ndal edhe në disa pika të tjera të bashkëpunimit mes institucioneve qendrore me ato vendore dhe projekteve të ndryshme që rrokin disa prej çështjeve më me rëndësi në jetën e përditshme të qytetarëve, me theks të siguria publike.

“Dua t’ju informoj se në ligjin e ri për prefektin, ne kemi shtuar një strukturë që ka qenë por jo e institucionalizuar, që është këshilli vendor i sigurisë publike, i cili do të përfshijë të gjitha autoritetet, përfshirë këtu prokurorin, gjykatën dhe shërbimet sociale, dhe që bashkëkryesohet nga Kryetari i Bashkisë e Drejtori i Policisë në mënyrë që të punojnë çdo ditë së bashku për të garantuar një Tiranë më të sigurt” – vuri në dukje ministri Balla.

Sa i përket marrëveshjes, Balla tha se “tek Policia Bashkiake, kemi gjetur një partner të rëndësishëm për të kryer detyrat tona të përditshme, të cilat i kemi në një pjesë të madhe të tyre të përbashkëta dhe sot çelim pra një fazë të re të institucionalizimit të këtij bashkëpunimi mes këtij protokolli kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi mes DPPSH dhe Bashkisë së Tiranës, e cila ka në themelin e vetë ushtrimin e funksioneve në shërbim të rendit në komunitet, të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, të sigurisë publike, në disiplinimin, kontrollimin e rregullave të qarkullimit rrugor.”



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Francë/ Kryeministri Edi Rama pritet me nderime ushtarake në Paris

Francë/ Kryeministri Edi Rama pritet me nderime ushtarake në Paris

Vizita e Ramës, Macron: Franca e angazhuar për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Vizita e Ramës, Macron: Franca e angazhuar për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Macron: Do të kemi një Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin

Macron: Do të kemi një Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com