Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur sot dy lëvizje në rangjet drejtuese të drejtorive vendore.
Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit dhe Lezhës do të shkëmbejnë drejtorët e tyre.
Drejtori i Policisë në Kukës Zef Laska do të emërohet në Lezhë. Ai do të prezantohet sot në detyrën e re në këtë qytet.
Ndërsa, Erigert Mitri nga Lezha do të emërohet në Kukës. Kujtojmë se ai u emërua në shtator në krye të policisë së Lezhës./ Opinion.al