Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një postim në rrjetin social “Instagram” ka treguar se policia e Kosovës i ka drejtuar armën djalit të tij.
Danilo Vuçiç u ndalua pranë Podujevës pasi ai ishte në Kosovë në një tubim në Graçanicë me rastin e festës së Vidovit. Mësohet se policia e Kosovës i kanë kërkuar atij të hiqte bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”, por sipas Vuçiçit, Danilo nuk ka pranuar ta heqë.
“Vetëm tani kuptova se çfarë po ndodhte në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danilo nuk u pajtua dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj”! Këmishën nuk i ishte hequr, fytyra nuk ishte e njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion!”, shkruan Vuçiç në reagimin e tij./Opinion.al
View this post on Instagram