Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur transferimet e disa prej drejtuesve në Policinë e Tiranës dhe të rretheve. Këto lëvizje janë bërë në Komisariatin Nr.1 dhe Nr.3 në Tiranë, si dhe në Komisariatet e Durrësit e Shijakut. Agim Hoxha nga drejtues i Komisariatit Nr.1 në Tiranë është transferuar në Shijak, Elton Alushi nga drejtues i Komisariatit Nr.3 në Tiranë është transferuar në Komisariatin Nr.1, Ervin Hasrama nga shef në Komisariatin e Durrësit transferohet tek Komisariati Nr.3 në Tiranë.