Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin për muajin qershor, janë arrestuar 378 persona, 25 prej tyre ishin në kërkim kombëtar 

2024/07/04 at 9:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Policia bën bilancin për muajin qershor, janë arrestuar 378 persona, 25 prej tyre ishin në kërkim kombëtar 

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punëve të bëra gjatë muajit Qershor. Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se gjatë muajit që lamë pas, janë arrestuar 378 persona, 25 prej të cilëve ishin në kërkim kombëtar. 


Ndërsa 15 persona, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar të akuzuar apo dënuar për vepra të rënda penale janë kapur dhe vënë në pranga si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e 10 rasteve të dhunës në familje dhe të konflikteve, me përdorimin e armëve të zjarrit/armëve të ftohta, që mund të kishin pasoja të rënda për jetën e disa shtetasve.   

Gjatë këtij muaji, janë finalizuar 93 operacione policore, nga të cilat:  

25 në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Territor i pastër”; 

15 në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Tempulli”; 

46 në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”; 

7 në kuadër të planeve operacionale “Plazh i lirë” dhe “Coastline”.  

Gjatë këtyre operacioneve, si rezultat i kontrollit të territorit në të gjithë vendin, janë gjetur dhe assgjësuar rreth 88 000 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, 2500 fara cannabisi dhe pajisje të ndryshme që i shërbejnë kultivimit të bimëve narkotike;    

janë sekuestruar 1.3 kilogramë kokainë, qindra doza kokaine, heroinë, cannabisi, ketaminë, ekstazi, GHB, Poppers, si dhe mjete (peshore elektronike dhe grirëse) që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike dhe ndarjen e tyre në doza;       

janë sekuestruar 18 armë zjarri, 6 armë gjahu dhe sportive, 6 granata, 10 kapsolla detonatore, 1 predhë, 1 palë dylbi, 5 radio dhe 2 fenelina si të Policisë, si dhe sasi municioni luftarak. 

Gjatë operacioneve të zhvilluara për goditjen e krimeve ekononomike dhe financiare, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 52 milionë euro që dyshohet se kanë burim kriminal, 2 automjete të vjedhura dhe pjesë automjetesh të kontrabanduara, pajisje dentare me vlerë rreth 50 000 euro dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara. 

5 operacione goditën veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa 3 operacione goditën veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. 

Puna hetimore profesionale e strukturave të DVP Vlorë zbardhi një vrasje me armë zjarri të kryer në një hotel në Dhërmi, identifikoi autorin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, të cilët u vunë në pranga. 

Gjithashtu, veprimet hetimore të Policisë zbardhën 2 plagosje dhe 30 raste të vjedhjeve në banesa apo biznese.  

Nga kontrollet në terren dhe në bazë të denoncimeve të qytetarëve, janë konstatuar dhe goditur 135 raste të krimeve kundër mjedisit. Hetimet e kryera për rastet e zjarrvënieve në pyje apo kullota, çuan në pranga 4 autorë të dyshuar dhe në hetim 10 të tjerë. 

Janë evidentuar dhe trajtuar ligjërisht 115 raste të dhunës në familje, të cilat më pas janë adresuar për t’u trajtuar nga institucionet e tjera kompetente. 

Për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, strukturat e Policisë së Shtetit janë të gjitha në gatishmëri, në të gjithë vendin.      

Në 21 raste, shërbimet e Policisë iu kanë shkuar në ndihmë turistëve dhe vizitorëve që kishin mbetur të bllokuar në det, për shkak të defekteve në mjetet lundruese, ose në zona të tjera turistike të vendit, për shkak të terreneve të vështira malore. 

Në 15 raste, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të ulur muzikën e lartë që shqetësonte banorët/turistët në zonat bregdetare.  

Në zbatim të planit operacional “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në plazhe, janë hequr dhe sekuestruar më shumë se 400 çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.  

Në zbatim planit operacional “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, janë evidentuar 27 raste të ndërtimeve pa leje dhe janë shembur 2 objekte të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.    

Policia Rrugore intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, gjatë sezonit turistik. 

 Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera: 

 Janë vënë në pranga 143 drejtues mjetesh, nga të cilët 104 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 39 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. 

 Janë pezulluar 374 leje drejtimi, nga të cilat 171 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 65 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 138 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative. 

Ndërkaq, Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të  garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare. 

 Si rezultat i punës dhe angazhimit në përmbushje të prioriteteve, janë goditur: 

44 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 12 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 4 tentativa për të futur/nxjerrë në pikat e kalimit kufitar, mallra të kontrabanduara dhe 2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. Gjithashtu, janë goditur 10 raste të mosdeklarimit të të hollave dhe janë sekuestruar rreth 36 000 euro dhe 147 000 paunde, që nuk janë deklaruar në pikat e kalimit kufitar, sipas ligjit. 

Në kuadër të masave për sigurinë detare, Njësia e Policisë Detare dhe Policia Kufitare kanë nisur kontrollet për dokumentacionin e mjeteve lundruese, për respektimin e rregullave të lundrimit dhe të perimetrit të sigurisë për pushuesit. Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar 61 mjete të ndryshme lundruese dhe pronarët/drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masa administrative 10 000 – 100 000 lekë. 



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Shqiptarët rrezikojnë pensionin, ulen ndjeshëm vitet e nevojshme të kontributit 

Kush do të punojë?! Popullsia në moshë pune është reduktuar me 349 mijë persona 

Video/ Dalin pamjet nga drejtoria e Policisë së Tiranës, ja momenti i arrestimi të ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj 

Video/ Dalin pamjet nga drejtoria e Policisë së Tiranës, ja momenti i arrestimi të ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj 

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Angli! Konservatorët drejt disfatës 

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Angli! Konservatorët drejt disfatës 
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com