Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e konsideron sukses të madh asgjësimin e 6210 bimë narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ballaka përgëzuar për punën e tyre policët, teksa thotë se pret më shumë goditje të tilla ndaj lëndëve narkotike.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”,-shkruan Balla./Opinion.al