Drejtoria Vendore e Policisë në Berat ka nisur një aksion “blic” në zonën e quajtur Kutalli.
Sipas “News24”, në pranga ka rënë shtetasi Enver Shehu, 65 Vjeç.
Sipas uniformave blu, në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.
Mësohet se 65-vjeçarit i janë sekuestruar deri më tani 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fishekë e municione luftarake.