Një efektiv policor nga Gjirokastra është vetëvrarë në kushtet e depresionit. S.Kazma 53 vjeç efektiv i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Repartin e Dragotit, është gjetur i pajetë, në orët e drekës së të martës në vendqëndrimin që ishte duke kryer shërbimin.
Grupi hetimor, ka shkuar në vendngjarje pasi është thirrur nga drejtuesit e Repartit policor dhe kanë dalë në përfundimin, se Kazma, i ka dhënë fund jetës me një të shtënë të armës në pjesën e kokës.
Nuk dihen arsyet dhe motivet që shtynë babanë e dy fëmijëve, që të ndërmerrte këtë hap ekstrem. Punonjësit e këtij reparti, nuk kanë thënë asgjë me rëndësi për grupin hetimor, i cili do të zbardhë më tej rrethanat e ngjarjes.