Një punonjës policie në një komisariat të kryeqytetit është marrë në pyetje në lidhje me dy personat, që u arrestuan për vjedhje, duke përvetësuar uniformën dhe titullin e Policisë së Shtetit.
Efektivi, që është kushëriri i Halil dhe Shaban Topallit, dyshohet t’u ketë dhënë atyre uniforma dhe simbole të policisë.
Deri në këto momente, nuk është arritur të provohet që ai të ketë patur dijeni për grabitjet e kryera.
Për dy personat e arrestuar po hetohet edhe në lidhje me implikimin e tyre në grabitjet e dy makinave të transportit të parave në aksin rrugor Qafë e Kasharit – Rinas, me uniformë policie gjatë muajve Tetor – Dhjetor 2015.
Halil Topalli, 24 – vjeç dhe Shaban Topallai 33 – vjeç u arrestuan mëngjesin e së dielës, pasi grabisnin drejtuesit e makinave, të cilët i ndalonin duke ngritur pika kontrolli duke u prezantuar si punonjës të Policisë Kriminale.
Personi kryesor i përfshirë në grabitje është shpallur në kërkim. Ai u prezantohej qytetarëve si drejtues i policisë. /Tv Klan