Shpesh herë ata janë në qendër të lajmeve për gjobat që vendosin për shitësit ambulantë, por në këtë foto duket se ligjet po i respektojnë për të gjithë. Gjobë për parkim të gabuar ka marrë edhe një makinë e OSHE-së, shoferi i të cilës ka menduar se duke parkuar në këtë vend do të ishte më i sigurt. Ja që ligjet janë njësoj për të gjithë.