TIRANE- Eshtë prezantuar sot uniforma e re e policisë. Ministri, Saimir Tahiri tha se është ndeshur me në sërë pengesash dhe se mungonte linja konstante e uniformës. “Përkrenarja e Skënderbeut është përzgjedhur si dizajn në uniformën e Policisë së Shtetit. Detajet në uniformën e policisë kanë rëndësinë e tyre. Karakter dallues, është padyshim shqiponja.
Punonjësit e policisë në rrugë dhe ata që punojnë në zyra, kanë qenë të ngjashme, por sipas ministrit të Brendshëm, ato tashmë do të ndryshojnë.
“Policia e rendit do ketë shenjë dalluese ngjyrën blu, ‘Shqiponjat’ do kenë ngjyrën e kuqe dhe ata të qarkullimit do të kenë ngjyrën jeshile. Kjo do të ndihmojë qytetarët që të dallojnë më mirë patrullat e shërbimit në rrugë”, vijoi Tahiri.