Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen disa punonjës policie duke dhunuar një të mitur në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se dhuna dhe padrejtësia në Shqipëri mbështet nga kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan; “Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar.”
Reagimi
Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë! Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar. / Opinion.al
Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë! pic.twitter.com/5aTp0mY1HP
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 16, 2020