Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polemika edhe te Azzurrët/ Zgjedhjet e Kontes sjellin pakënaqësi

2016/06/01 at 4:08 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Polemika edhe te Azzurrët/ Zgjedhjet e Kontes sjellin pakënaqësi

Sikur të mos mungonin yjet e shumtë të fashuar, sidomos mesfushorët Klaudio Markizio, Marko Verrati dhe së fundmi edhe Rikardo Montolivo, trajneri i Italisë, Antonio Konte, e nis këtë Europian me jo pak akuza që do i rëndojnë mbi shpatulla, në lidhje me listën e tij prej 23 lojtarësh që do të shkojnë në “Euro 2016”. Në mënyrë surprizë, ai la jashtë edhe liderin e Milanit, Xhakomo Bonaventurën, përveçse organizatorin e Napolit, Zhorginjon.


Pa dyshim që kur të gjithë tifozët dhe specialistët qajnë faktin se në repartin e mesfushës cilësia është e pakët, “timonieri” i përfaqësueses vendos të lërë jashtë edhe dy prej fantazistëve më të mirë të këtij sezoni të Serisë A, duke rritur jo pak dozën e akuzës. Në vend të tyre, juventini Stefano Sturaro, për të cilin analistët folën me shumë skepticizëm. Ndërkohë, edhe në mbrojtje, “betejën” për një vend mes Davide Astorit, Daniele Ruganit dhe Anxhelo Ogbonës, e fitoi ky i fundit, ndërsa juventini Rugani është pjesë e listës së rezervave, së bashku me Zapakostën dhe Benasin e Torinos.

Antonio Konte – Aventura drejt Francës nisi dje në “Koverçiano”, në një mbrëmje “gala” ku përveç medias dhe mikrofonave që parakaloi e gjithë “armata”, ishin organizuar edhe disa surpriza, si lidhjet direkte të familjarëve të lojtarëve si Insinje, Pele, El Sharaui e Bernardeski, përpara se fjalën ta merrte udhëheqësi i këtij grupi, Antonio Konte: “E di që do të më akuzojnë, apo që kanë nisur të më akuzojnë për disa prej zgjedhjeve të mia. Edhe unë e kam pasur të vështirë që të lë në shtëpi shumë lojtarë, mbi të gjitha nga pikëpamja humane. Duhet të më kuptoni edhe mua se nuk është e lehtë të bësh të tilla zgjedhje, por unë di që kam punuar me burra të vërtetë, aq më shumë ata që e pranuan në heshtjen mosgrumbullimin nga ana ime, – i përgjigjet Konte pyetjes mbi lënien jashtë të Zhorginjos dhe Bonaventurës.

– Por tani gjithçka është vendosur dhe nuk ka më kthim prapa. Ky është grupi që do të na përfaqësojë, një grup i cili ecën në të njëjtin drejtim. E dimë që na pret një luftë e ashpër, por të gjithë besojmë se do të jemi gati për ndeshjen e parë, atë kundër Belgjikës, një prej pretendenteve kryesore për fitoren finale. Roli ynë? Ne rolin tonë duhet ta fitojmë në fushë, duhet të tregojmë se nuk jemi inferiorë ndaj askujt. Besoj te ky grup”.

 

“Në Francë, të vëmë skafandrën dhe të lëshohemi në sulm”

Xhanluixhi Bufon është i ndërgjegjshëm se mungesat e shumta i kanë mohuar jo pak cilësi dhe optimizëm Kombëtares së Italisë, por për kapitenin dhe portierin e “axurrëve” kjo nuk do të thotë se nuk mund të luftojnë si të barabartë. “Në këto 20 vite që jam pjesë e kombëtares, mbaj mend që vetëm dy herë jemi nisur si favoritë, në Botërorin 2002 dhe në Europianin 2004, por nuk është se ky fakt na ndihmoi. Prandaj, as që shqetësohem që të jetë dikush tjetër që ta nisë këtë udhëtim në Francë si favorit. Unë di që edhe pse kemi shumë mungesa, ky është një grup tek i cili tifozët, e gjithë Italia kërkon të ndihet krenare. Dhe pikërisht kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Në këtë Europian duhet të shkojmë me vullnetin dhe bindjen se do të bëjmë një aventurë të bukur, serioze. Ashtu si në luftë, duhet vetëm të vëmë skafandrën në kokë dhe të sulmojmë kundërshtarin, të marrim fatin tonë në dorë, duke mos pritur askënd që të gabojë për të përfituar ne”.

 



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Emina Cunmulaj me bikini pas lindjes

Emina Cunmulaj me bikini pas lindjes

Video/ Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me katër vite për trafik makinash

Video/ Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me katër vite për trafik makinash

150 shqiptarë ilegalë në La Mansh, rrezikojnë jetën për të shkuar në Angli

150 shqiptarë ilegalë në La Mansh, rrezikojnë jetën për të shkuar në Angli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com