Një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë e vazo dekorative pranë një bar-kafe.
Aksidenti ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit të Pogradecit, siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.
Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Daniela Zisi. Mësohet se shoferi i automjetit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Gazetarja Daniela Zisi ka siguruar foton nga vendi i aksidentit.