Policia e Pogradecit ka vënë nën hetim një 48-vjeçare pasi akuzohet se ka dhunuar kunatën e saj.
Autoritetet bëjnë me dije se dhunuesja është identifikuar me inicialet M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.
Pas dhunës së ushtruar nga 48-vjeçarja, kunata e saj është pajisur me urdhër mbrotje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”,-thuhet në njoftimin e policisë.